Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Vendimi i Thaçit për caktimin e datës për zgjedhjet nacionale, ka ardhur pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike që ka pasur sot, ku shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor.