DYLON

Presidenti Thaçi mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti Thaçi mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e partive  për caktimin e datës së zgjedhjeve
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, pas votimit të mosbesimit të Qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi ka theksuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, dhe jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.

“Në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur i gatshëm të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi ka thënë se si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të suksesshme. Sipas tij, edhe zgjedhjet e ardhshme duhet të dëshmojmë këtë dhe të sigurojmë një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë.

Pas diskutimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidenti shumë shpejt do të dekretojë datën e zgjedhjeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.