Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian. Në kuadër të delegacionit të BE-së, ishin, z. Gabor Iklody Udhëheqës i Drejtorisë së Departamentit të Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), z. Xavier Denis nga Drejtoria e Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD), z. Oliver Hoffmann – Divizioni për Drejtimin e Operacioneve (Administrim dhe Planifikim Civil – CPCC), z. John Manza (NATO), si dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë takim u bisedua sa i përket rolit dhe mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Me këtë rast, zëvendësministri Izmi Zeka, theksoi qasjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të institucioneve të Kosovës sa i përket vlerësimit të punës së misionit të EULEX-it në Kosovë sa i përket Gjyqësorit dhe policisë.
“Si institucione të reja misioni i EULEX-it na kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve për rrugën tonë të qartë. Megjithatë të gjithë misionet kanë një afat dhe ky mision ka përmbyll me sukses rolin e tij në zbatimin e ligjit në Kosovë”, theksoi zëvendësministri Zeka.
Zëvendësministri Zeka vuri në pah se institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë kanë kapacitete të plota dhe janë të afta për menaxhimin e çfarëdo situate, megjithatë asnjë shtet, as Republika e Kosovës nuk mund të funksionoj pa ndihëm e BE-së dhe SHBA-ve.
Ai në fund theksoi se tashme edhe grupi ndërministror është dukë bërë një vlerësim të punës së këtij misioni dhe në bazë të vlerësimeve që do të dalin, do të shikohet forma e bashkëpunimit në të ardhmen.