Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, u prit në takim nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ambasadori Faruk Ajeti dhe stafi i tij, atasheu i Mbrojtjes, nënkolonel Besim Gashi dhe atasheu i policisë, Driton Vrajolli.
Diskutimet e tyre u përqendruan tek zgjerimi i bashkëpunimit me shtetin gjerman, një partner strategjik dhe një aleat i ngushtë që ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të ndihmuar në avancimin e institucioneve tona.
Fokusi kryesor ishte në nxitjen e shkëmbimeve dhe projekteve që ndihmojnë në shkollimin, trajnimin, furnizimin me pajisje dhe mbështetjen e mëtejshme në fushat që prekin interesat e përbashkëta të sigurisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. /2LONLINE/