DYLON

Kryetari I Kamenicës pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it, Kontrata Sociale

Kryetari I Kamenicës pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it, Kontrata Sociale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, kanë pritur në takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e këtij projekti, në mënyrë që qytetarët të përfshihen sa më shumë në procesin e vendimmarrjes.

EkoHigjiena

I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre, duke thënë se idetë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë tejet të rëndësishme.

“Çdo vendim që marrim ka pikësynim jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Është prioritet i yni që qytetari t’i prezantoj idetë për projektet që ai mendon se janë të rëndësishme për lagjen apo edhe qytetin në tërësi. Mirëpo, është edhe më e rëndësishme që qytetari të jetë edhe pjesë e procesit të vendimmarrjes, ku ato ide të cilat i prezanton të realizohen. Andaj për këtë jemi duke menduar që aktiviteti i Kontratës Sociale është më i duhuri që qytetarët t’i përfshijë në këtë proces”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Edhe Drejtoresha Burbuqe Leka theksoi se Kontrata Sociale është një projekt i rëndësishëm për Komunën e Kamenicës, pasi që sipas saj qytetarët e kanë më të lehtë përfshirjen në procesin e vendimmarrjes.

Në anën tjetër bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, në këtë takim prezantuan vlerësimin për pjesëmarrje të qytetareve për Komunen e Kamenices dhe hapat që do të ndërmirren për këtë aktivitet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.