DYLON

Nderim Mustafa, kryetar i ri i KV Drita (M)

Nderim Mustafa, kryetar i ri i KV Drita (M)
Avatar photo Redaksia

Nderim Mustafa, tani e tutje do të jetë kryetar i ri i KV Drita (M), derisa Besnik Veseli do të jetë drejtor ekzekutiv, ndërsa shtabi teknik do të udhëhiqet nga kryetrajneri, Idriz Berisha. Kjo u bë e ditur në një ceremoni të organizuar nga ky klub ku edhe u bë zgjedhja e organeve të reja drejtuese, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Fillimisht, Besnik Veseli ka bërë me dije se pikërisht ceremonia në fjalë që po organizohet po bëhet për të prezantue kryesinë e re të klubit,  përkatësisht për të prezantuar kryetarin e ri të klubit, Nderim Mustafën, që për të tha se është një afarist i suksesshëm nga Gjilani që vepron dhe punon në Zvicër, e i cili  ka shprehur vullnetin dhe dëshirën e tij të bashkohet me klubin Drita, në arritjen e qëllimit dhe objektivave të përbashkëta që i kanë.

EkoHigjiena

Më pas mori fjalën, Enver Sadiku, si anëtar më i vjetër i kryesisë, i cili tha se KV Drita me një traditë të gjatë në volejbollin kosovar, po organizohet  dhe riorganizohet duke u shndërruar në një klub të mirëfilltë, me synime që sukseset e tij t’i arrijnë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Në vazhdën e këtyre sukseseve, në KV Drita po bëhen edhe ndryshime në kryesi, kurse është nder për  këtë klub që në pozitën e presidentit do të jetë nderim Mustafa, afarist i njohur në Zvicër, i cili, besojmë  se me vizionin dhe angazhimin e tj, do të bëjë që klubi ynë të arrijë suksese edhe më të mëdha”, ka thënë Sadiku, transmeton 2LONLINE.

Ndërsa, kryetari i ri i KV Drita (M), Nderim Mustafa, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në këtë mes dhe është krenar që prej sot ta merr pozitën e kryetarit të KV Drita pasi që edhe vet është një adhurues i madh i sportit, duke besuar fuqishëm se, së bashku kanë për t’ia arritur qëllimit të përbashkët deri në fund.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.