Ka përfunduar vizitën në shtetin e Katarit, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i MM-së. Kjo vizitë u realizua me ftesë nga autoritetet e Katarit, për pjesëmarrje në manifestimin e madh ndërkombëtar në Doha “DIMIDEX” (Doha International Maritime Defence Exhibition & Conference), të mbajtur nga data 4-6 mars 2024.
Më 4 mars, u mbajt takimi qendror me të gjitha delegacionet e shteteve pjesëmarrëse (ShBA, Britani e Madhe, Francë, Turqi, Kinë, Iran, Japoni, etj.,). Në vazhdim u hap panairi i madh i ekspozimit të teknologjive më moderne dhe më të avancuara të të gjitha llojeve të armatimit.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla me delegacionin e tij vizituan panairin, të shoqëruar edhe nga ambasadori ynë në Katar, Fuad Morina. Takim i veçantë u organizua nga Abdullah Hassan Al-Khater, shef ekzekutiv i kompanisë “Barzan Holdinks” e cila udhëheqë industrinë e mbrojtjes së Katarit. Në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore u dakorduan për bashkëpunim dypalësh në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Poashtu, zëvendësministri Syla u takua edhe me përfaqësues të shumtë të kompanive më të njohura në industrinë e mbrojtjes, ku u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me interestes të përbashkët.
Në vazhdim, delegacioni vizitoi edhe ambasadën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u pritën ngrohtësisht nga Nuri Domi dhe Shaban Jashari, drejtues të zyrave të ambasadave.
Krejt në fund, zëvendësministri u prit nga ambasadori turk në Katar, dr. M. Mustafa Goksu, presidenti i industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. Haluk Görgün, në takimim e mbrëmjes përmbyllëse me përfaqësues të 30 kompanive të industrisë së mbrojtjes, nën organizimin e ambasadës së Turqisë. /2LONLINE/