DYLON

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Haziri I LDK-së me bashkëpunëtorët vizitoi KBI-në

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Haziri I LDK-së me bashkëpunëtorët vizitoi KBI-në
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Me këtë rast, Haziri ka uruar kryetarin Naim ef. Aliu për rizgjedhjen në krye të KBI-së, duke e përgëzuar për punën dhe arritjet e mëdha që ka ky institucion.

EkoHigjiena

“Në muajin e shenjtë të zbritjes së Kuranit që po fillon, në muajin e solidaritetit dhe humanizmit, uroj çdo besimtar që të ketë devotshmëri dhe përmes agjërimit ta përjetojmë ndjenjën e urisë dhe barazisë për të gjitha ata që nuk kanë, me ata që e kanë jetën më të vështirë.

Uroj çdo familje ta ketë sofrën e syfyrit dhe iftarit me bollëk. Uroj që ky  mision për solidaritet të shkojë në çdo familje. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë”, tha kryetari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.