DYLON

Drita shënon fitore, Gjilan pëson humbje

Drita shënon fitore, Gjilan pëson humbje
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, përfshirë edhe ato të skuadrave gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.

Drita ka shënuar fitore minimale por të vlefshme, pasi ka mundur Prishtinën me rezultat 1 me 0. Golin e fitores për skuadrën gjilanase e shënoi Blerim Krasniqi, në minutën e 61-të të takimit.

EkoHigjiena

Drita vazhdon të jetë e treta në tabelë me 46 pikë.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka humbur si mysafire ndaj Llapit. (1-2). Ahmed Januzi shënoi për vendasit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa sulmuesi i skuadrës gjilanase, Senad Jaroviq barazoi shifrat në minutën e 71-të me golin e shënuar nga penalltia, e nga penalltia shënoi për fitoren e llapjanëve edhe Muhamet Hyseni, në minutën e 90-të.

Gjilani vazhdon të jetë në zonën e barazhit, renditet e teta me 22 pikë.

Ndërsa, ndeshja tjetër ndërmjet Dukagjinit dhe Fushë Kosovës përfundoi pa fitues dhe pa gola. 

Nesër zhvillohen edhe dy takimet tjera të kësaj jave. Takohen Ballkani – Malisheva dhe  Liria – Feronikeli 74. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.