Është emëruar për të qenë afër qytetarëve dhe tu shërbej atyre, por nënkryetari i Kllokotit Millosh Stojkoviq ka zgjedhur t’i shërbej kishës ortodokse. Stojkoviq ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2014, por asamblesitët thonë se kanë harruar kur e kanë parë Stojkoviqin në objektin e komunës.
Stojkoviq ishte bërë i njohur me skandalin kur kishte deklaruar për media në Serbi se komandanti Ramush Haradinaj “Ka vrarë dhe kidnapuar njerëz”. Kundër kësaj deklarate pati reaguar Xhelal Rexhepi, asambleist nga NISMA në komunën e Kllokotit duke kërkuar shkarkimin e të njëjtit.
Xhelal Rexhepi ka treguar për Telenews.al se nënkryetari ka kohë që nuk vjen në komunë.
“Millosh Stojkoviq vetëm kur është emëruar zëvendës kryetar ka prezantuar në seancën e kuvendit, dhe askush më nuk e ka parë të qëndrojë në objektet e komunës së Kllokotit” thotë Rexhepi, duke shtuar se Stojkoviq jeton në qytetin e Paraqinit të Serbisë.
Rexhepi tha se ndaj Stojkoviqit është kërkuar që të hapet procedurë hetimore për nxitje të urrejtjes në mes komuniteteve.
Në muajin shkurt të vitit 2016 në takimin në mes Stojkoviqit dhe ministrit të punës Aleksandar Vulin, Stojkoviq kërkon nga Vulini që të ndikoj te deputetët e tij (Pokret Socialista) që bisedimet Prishtinë-Beograd të zhvendosen në Moskë e jo në Bruksel.
Në një artikull të www.informer.rs , Stojkoviq tregon për raportet e mira me kryeministrin grek Aleksisu Ciprasu.
Sipas tij këto raporte i kishte krijuar qysh në kohën e studimeve në Greqi.
Mbetet të shihet nëse organet e ndjekjes do të ndërmarrin ndonjë veprim pas deklaratave nxitëse të “Nënkryetarit teolog” Stojkoviq.
Për foto e video, më tepër në:
BURIMI: telenews.al