DYLON

LDK: Rruga Gjilan-Kllokot në gjendje të mjerueshme, i pari i ekzekutivit merret me vizatime në letër

LDK: Rruga Gjilan-Kllokot në gjendje të mjerueshme, i pari i ekzekutivit merret me vizatime në letër
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e konferencave të përjavshme të paraqitjes së shqetësimeve të Degës dhe qytetarëve tanë, sot në emër të LDK-së para mediave i ka adresuar shqetësimet anëtari i Kuvendit Komunal, njëherësh anëtar i Kryesisë, Rijad Elezi.

Ai tha se po e paraqet problemin e katërt të identifikuar nga 101 problemet që do të paraqiten me radhë.

EkoHigjiena

“Ky projekt infrastrukturor i rrugës Gjilan-Kllokot, filluar më parë, jo vetëm që nuk u përfundua tash e tri vite, por edhe puna e bërë shihet jo-cilësore, siç thotë populli “shkel e shko”. Nuk mund të flasim për punë të mira, kur pas 4 muajsh të shtrimit të rrugës, filluan gropat e mëdha e problemet e panumërta në qarkullim të qytetarëve. Kjo paraqet vështirësi për bizneset e kësaj ane, udhëtarët që frekuentojnë këtë rrugë shpesh e gjithashtu për banorët e zonës”, ka thënë Elezi i LDK-së.

Ai shtoi se, duke qenë se i pari i ekzekutivit prioritet i ka vizatimet e projekteve në letër, po e neglizhon pa fije turpi edhe përfundimin e këtij projekti jetik për qytetarët.

“Qytetarët nuk duan vizatime, qytetarët duan projekte të realizueshme. Gjilani meriton më shumë. Gjilani meriton më mirë”,  ka thënë Elezi para mediave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.