DYLON

Rajoni i Gjilanit: Regjistrohen tri raste të “dhunës në familje”

Rajoni i Gjilanit: Regjistrohen tri raste të “dhunës në familje”
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për tri raste të dhunës në familje, që janë regjistruar në statistikat policore, në raportin e fundit 24-orësh, e të cilat raste kanë ndodhur në Gjilan, Viti e Kllokot.

Në të tria raste kemi të arrestuar të cilët, me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

·         Kllokot 26.03.2024-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

·         Viti 25.03.2024-16:00. Me 26.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan 26.03.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.