DYLON

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme po realizon vizitë zyrtare në Kroaci

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme po realizon vizitë zyrtare në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica, në përbërje të të cilit janë edhe Blerta Deliu-Kodra e Zafir Berisha, anëtarë të komisionit, është duke realizuar një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë.

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme  u takua me anëtarë të Komisionit për Politike të Jashtme, i kryesuar nga kryetari Miro Kovaç, me anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, i cili kryesohej nga Franjo Luçiq, si dhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mirosllav Tugjman.

Gjatë këtyre takimeve, u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në mes të komisioneve parlamentare, këmbimi dhe ndarja e përvojave rreth çështjeve integruese. Nga delegacioni kroat u shpreh gatishmëria për mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgji.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, delegacionet e të dyja vendeve iniciuan çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Delegacioni pasdite do të takohet edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në SEECP, ndërsa nesër do të takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë-Kroaci.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.