Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe nënkryetar i kësaj partie në Gjilan, Izmi Zeka ka thënë se Presidenti Thaçi deri më sot ka arritur t’i përmbyllë të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën, duke u nisur nga Lëvizjet Studentore, lufta Çlirimtare, Rambujeja e deri tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe hapi për formimin e Ushtrisë së Kosovës është në vazhdën e angazhimit të tij shtet formues.
“Kështu që debatet janë krejt të panevojshme, ku Ushtria e Kosovës duhet të bëhet ditë e më parë. Presidenti Thaçi në bashkëpunim me SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO-n, ka arritur që ta formësojë shtetësinë e Kosovës. Humbja kohë në diskutime e debate veç është bjerrje kohe e atyre që asnjëherë nuk arrin të vendosin për çështje të rëndësisë së veçantë.”, ka thënë Zeka, shkruan 2LONLINE.
Sipas tij, ushtria do të bëhet dhe nuk ka alternativë!