Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe nënkryetar i kësaj partie në Gjilan, Izmi Zeka, ka mohuar lajmin se ai do të kalojë në ndonjë subjekt tjetër politik.
Zeka është parë dje në një takim me kryetarin e degës së Nismës për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasanin, dhe është raportuar nga mediet për mundësinë e kalimit të tij në Nisma.
Në një prononcim për “Epokën e re” Zeka ka thënë se për të – PDK-ja është alternativa e vetme.
“Në disa media online është spekuluar me emrin tim dhe nuk e kam marrë seriozisht këtë lajm, pra nuk kam dashur të reagoi. Dita e djeshme ka qenë e mbushur me takime të partive të vogla në Gjilan dhe të gjitha kishin një objektiv, fitoren e PDK-së në zgjedhjet lokale. Unë prej pasluftës kam qenë pjesë e të gjitha proceseve në PDK. Për mua PDK-ja është pjesë integrale e perceptimit tim politik. Të gjitha të tjerat janë spekulime ditore. PDK-ja është alternativa e vetme në këtë vend”, ka thënë Zeka…
Për më tepër: shih: BURIMI: Epoka e Re