DYLON

Për shkak të diplomacisë së vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës

Për shkak të diplomacisë së vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Izmi Zeka, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës

Për shkak të diplomacisë së vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës.

EkoHigjiena

Kjo tallje e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë do të ketë kosto për Kosovën. Letra e sotme drejtuar udhëheqjes së Këshillit të Evropës i ngjanë lojës fëmijërore  që shikuar nga prizmi diplomatik paraqet mosnjohje dhe respektim të vetë Kosovës por edhe funksionimit të diplomacisë evropiane,

E bëjmë se bëjmë, e dërgojmë se dërgojmë në kushtetuese, jemi shtet  nuk mund të përziheni e kësi lloj retorike e kanë bërë kosovën një shtet për të mos u marr seriozisht nga askush.

Qeveria e Kosovës është duke menduar se ka të bëjë me simpatizantët e saj besnik apo edhe me fjalorin patetik të strukturuar për militantë e që me këtë filozofi luan me ndërkombëtarët. Tani edhe ashtu askush nuk i beson fjalës së Albin Kurtit në Evropë.

Për kryeneçësi dhe diplomaci të vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.