DYLON

Pritën të ndihmohen me bukë familjet skamnore në Viti

Pritën të ndihmohen me bukë familjet skamnore në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Shefki Ostrogllava, pronar të fabrikës së bukës “ SHEKI” si dhe Halit Alidema, përfaqësues i SH.B.H “Nëna Terezë” në Viti.

Gjatë këtij takimi ndër tjerash ata biseduan për mundësisë të që ju dalin në ndihmë skamnorëve të komunës së Vitisë ku z. Ostrogllava u zotua se ai do të ofroj si ndihmë qytetarëve në nevojë të kësaj komune me nga 200 bukë në ditë dhe atë për 27 familje skamnore.

Gjithashtu sipas përfaqësuesit të SH.B.H. “ Nëna Terezë” gjithashtu pritet që në ndihmë të ju dal nevojtareve edhe kompania “ Commnet” me pronar, z. Ardian Kurteshi nga fshati Pozheran Komuna e Vitisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.