Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se ky subjekt politik në historinë e saj ka ruajtur vazhdimësinë e plotë sa i përket aspektit të shtetësisë së Kosovës.
Ai thotë se edhe sot mbase kur opozita ka drithërimë, PDK-ja do të jetë e qartë në qëndrimet e saj.
“Çështja e sovranitetit të Kosovës është aspekt kushtetues dhe nuk ka çka diskutohet. Aspekti i dytë e po ashtu i rëndësishëm është se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe çështja e tretë që kemi obligim qytetarët dhe shtetëror për shqiptarët jashtë kufirit siç është Lugina e Preshevës. Prandaj të gjitha të tjerat që mëton opozita janë fjalor i tejshkuar dhe popullsitë por assesi si shërbejnë perspektivës së Kosovës”, thotë Zeka.
Sipas tij, nëse Serbia ka pretendime të kota për Veriun e Kosovës dhe ende jeton me ëndrra ku as historikisht s’ka pasur me shume se 5 për qind të popullatës është absurde që në këto momente historike me intermediator siç është Brukseli dhe ShBA-ja të mos diskutohet edhe Lugina e Preshevës.
“Mos u frikësoni nga e drejta historike e shkencore dhe kjo e drejt na mundëson që në mënyrë të vullnetshme të trajtojmë vëllezërit tanë që jetojnë jashtë kufirit të Kosovës si në Luginën e Preshevës”, thotë Zeka i PDK-së, që njëherësh është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.