Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se është mirë të mos luhet me ndjenja të qytetarëve rreth demarkacionit, sepse qytetarët kanë nevojë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
Zeka, që është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti politik është mbase i qartë rreth çështjes së demarkacionit, që duhet të procedohet në Kuvend dhe të kalojë kjo çështje, që është bërë thuajse thembra e Akilit.
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ligjëratë të paskajshme as për demagogji të politikanëve që i mbrojnë interesat e partive të tyre. Vijëzimi me Malin e Zi është interes shtetëror dhe si i tillë duhet të ratifikohet ditë më parë”, ka thënë Zeka.