Sylejmani: Ja skandali më i ri i kësaj qeverisjeje!

Sylejmani: Ja skandali më i ri i kësaj qeverisjeje!

“Vendimi i fundit i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan që shkolla e mesme e bujqësisë të transferohet në shkollën e mesme teknike ”Mehmet Isai” në Gjilan është më absurdi dhe skandali më i ri i kësaj qeverisjeje në Gjilan”.

Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka thënë se vendimi i fundit i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan që shkolla e mesme e bujqësisë të transferohet në shkollën e mesme teknike ”Mehmet Isai” në Gjilan është më absurdi dhe skandali më i ri i radhës së kësaj udhëheqje të këtij dikasteri.

‘Dështim total dhe i papërgjegjshëm, sikundër edhe një vendim i pa ditur i tërë akterëve të këtij transferimi. Vendim i papranueshëm, infantil, jo i menduar mirë dhe thjeshtë politik. Në asnjë mënyrë nuk justifikohet kjo zhvendosje, në këtë periudhë kohore, kur dihet mirëfilli se për maturantët nuk kanë mbetur edhe dy muaj për ta përfunduar shkollën e mesme. Nuk është fillimi i vitit shkollor që synohet të joshen nxënësit për të vijuar mësimet në këtë shkollë profesionale”, ka thënë Sylejmani.

Sipas tij, kur një pushtet shkel ligjin për regjistrimin e nxënësve për shkollat e mesme, atëherë nga ai pushte s’ke çka pret më tepër, përveç gabimeve trashanike, vendimeve të paqëlluara, joprofesionale, të njëanshme dhe jashtëligjore.

“Duke formuar në nëntor të viti të kaluar dy paralele në shkollën e mesme të mjekësisë, tre muaj pasi kishte filluar viti shkollor dhe rritjen e numrit të nxënësve nëpër paralele në disa shkolla tjera të mesme, atëherë ky pushtet për të justifikuar këtë veprim të tyre të paligjshme para drejtuesve të shkollës së mesme të bujqësisë sjell një vendim tjerë edhe më skandaloz duke transferuar nxënësit në shkollën e mesme të mjekësisë. Me këtë rast kjo shkollë është e detyruar që nga dy ndërrime sa ka qenë deri më tani të punojë tash e tutje me tri ndërrime”, ka thënë Sylejmani.

Sipas tij, ja ky është suksesi i kësaj qeverisje aktuale nga dy ndërrime , sjell tri ndërrime me nga 30 minuta orën mësimore dhe çfarë cilësie atëherë kërkohet nga këto shkolla.

“Me këtë veprim, përkatësisht vendim shkolla e mesme e bujqësisë sigurisht se shumë shpejt do të mbyllet përfundimisht, atëherë krerët më të lartë të arsimit në Gjilan, si do të përballen me donatorin e kësaj shkolle që ka investuar rreth 2 milionë, duke ua krijuar kushtet më bashkëkohore për punë të kësaj natyre arsimore. Kjo shkollë profesionale ka qenë model për shumë shkolla tjera në Kosovë. Ku mbeten bursat që janë ndarë në emër të motivimit për tu regjistruar në këtë shkollë. Kush është përgjegjës për këtë veprim dhe kush do të jap llogari për këtë veprim skandaloz?!”, ka thënë tutje Sylejmani.

Sylejmani, që është edhe anëtar i Kuvendit Komunal, pyet se pse nuk zbatohet ligji në sistemin arsimor në komunë të Gjilanit, pse po bëhen aq shumë padrejtësi në pranimin e kuadrit, pse po punësohen militant të partisë në pushtet, pse po ndërhyn politika ne arsim, pse nuk ka disipline në shkolla, pse ka aq shumë mungesa të nxënësve , pse ka menaxhimi të dobët, pse institucionet e arsimit udhëhiqen me ushtrues detyre.

“Ne si subjekt opozitar kërkojmë në radhë të parë nga kreu komunal, kryetari Haziri që të revidojë këtë vendim të Drejtorisë së Arsimit, mbase mund tw jetw edhe vendim i tij personal, në të kundërtën do të kërkojmë ndërhyrje të Inspeksionit Rajonal të Arsimit dhe organeve tjera gjegjëse, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e lejueshme juridiko- ligjore. Gjithashtu kërkojmë nga organet relevante inspektuese që të inspektojnë në tërësi punën dhe vendimet e kësaj drejtorie që nga muaji gusht i viti të kaluar, sepse në të shumtën e rasteve në këtë sektor sipas nesh janë marrë vendime të paligjshme”, ka thënë në fund të reagimit të tij Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

KOMENTE