DYLON

Pacolli edhe de jure në krye të AKR-së

Pacolli
Avatar photo Redaksia

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar në profilin e tij rreth zgjedhjes së tij president i AKR-së.

Pacolli ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe e përkrahën duke u thënë se janë pikërisht ata arsyeja pse ai nuk do të ndalet kurrë!

Ja postim i i tij i plotë:

EkoHigjiena

Miqtë e mi, nga sot jam edhe de jure në krye të AKR… në ushtrimin e parë të demokracisë direkte partiake në historinë e Kosovës së lirë. Me mbi 49 000 vota, sot nga anëtarët e AKR dhe votuesit e saj, u zgjodha përseri President i AKR-së. Kjo ishte një lloj sprovë elektorale: votim elektronik, por dhe fizik: njerëzëve ju desh me prit në radhë për të votuar. Ju falënderoj shumë për përkrahjen tuaj, dhe për angazhimin masovik, në zgjedhjen e kryetarit të ri të AKR-së. Ju jeni arsyeja, pse unë nuk do të ndalem kurrë! Jam gjithmonë me ju! Zoti ju bekoftë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.