Është e çuditshme se pse kaq shumë zhurmë po bëhet tani rreth zgjedhjeve, kur jemi në kohën kur kemi për të kryer shumë çështje me më rëndësi vitale për shtetin, siç është demarkacioni, asociacioni i komunave dhe ushtria. Kështu shprehet për 2LONLINE, Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, njëherësh pjesë e strukturave të larta të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Zeka vlerëson kur të përmbyllen këto çështje me rëndësi për shtetin atëherë partnerët e koalicionit PDK e LDK, me marrëveshje xhentëlmene, dhe kur shihet se është në interes shtetëror, atëherë mund të vendosin të shkojnë në zgjedhje.
“PDK është parti institucionaliste dhe ajo e respekton marrëveshje ne koalicionit që e ka me partnerin e saj, LDK-në. Opozita ka të dejtë të kërkojë zgjedhje, siç po bënë tani e sa vite, por megjithatë është përgjegjësi e qeverisjes, është përgjegjësi shtetërore, dhe nuk luhet me ndjenjat e askujt, e sidomos kur kemi të bëjmë me zhvillim të shtetit”, ka thënë Zeka.
Ai ka shtuar se PDK, do të jetë korrekte me partneri ne saj të koalicionit dhe do të vazhdojë tutje me bashkëqeverisje n realizimin e interesave shtetërore.
“Nuk kemi nevojë për bedel, por për zgjidhje të çështjeve të rëndësishme shtetërore që e qojnë Kosovën përpara”, thotë në fund, Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, njëherësh pjesë e strukturave të larta të PDK-së.