Në orën e madhe letrare të konkursit letrar për poezi, të shpallur nga klubi letrar “De Rada”, në Ferizaj, juria profesionale e përbërë nga Zyrafete Shala, studiuese e letërsisë, Ramadan Musliu, poet dhe kritik letrar dhe Bardh Frangu, shkrimtar dhe publicist, kanë vlerësuar me çmimin e parë poezinë “Shkupi dhembja që s’po pranë”, të poetit Xhevat Latifi, shkruan KultPlus.
Zyrafete Shala, kryetare e jurisë, dhe nënkryetare e klubit letrar “De Rada”, ka bërë të ditur se konkursi ka të bëjë edhe me 50 vjetorin e themelimit, Klubi letrar “De Rada”, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë Ditët e Kulturës në komunën e Ferizajt, ndërsa “Ora e Astritit” do të jetë manifestim tradicional dhe një nga aktivitetet kryesore letrare të qytetit të Ferizajt.
Shala, tha se juria profesionale, nga 51 krijimet e autorëve konkurrues ka veçuar 26 poezi si më të mirat, të cilat janë botuar në një panoramë poetike, të shoqëruara me piktura nga anëtarët e shoqatës së piktorëve “Zef Kolombi” të Ferizajt.
Juria çmimin e dytë i ka ndarë poezisë “Ende” të poetit Petrit Nika. Me çmimin e tretë poezinë “Mall” për baladën tonë të Zejnepe Rexhepit, ndërkaq çmimi ‘Pena e re’ për Doruntina Aliun me poezinë Hamletti i shekullit 21.
Në orën e letrare janë prezantuar këta autorë: Rrahman Hyseni – Dashuri nëpër kohë , Ariana Bytyçi – Fazliu – Si ta ndal lotin, Naxhije Kastrati – Gegnisht, Puntorie Ziba – Muça – Dert motrash, Farida Ramadani – Thyej ndjenjën, Mirlinda Koxha – Murosje shpirti, Imri Musliu – Pështyma, Kozeta Zavalani – Ti ëndrra e pavdekësisë, Dijana Toska – Dhembja e plakut, Xhevat Latifi – Shkupi, dhembja që s’po pran, Diella Çitaku – Gërvish qiellin, Petrit Nika – Ende (Sime bije),Lulzim Hajdari – Me mendje, Ardit Rushiti – Copëza parajse, Ragip Sylaj – Letër e padërguar, Rami Kamberi – Nuk ua jap poezinë, Zejnepe Rexhepi – Mall për baladën tonë,Doruntina Aliu – Hamleti i shekullit Drita Gera – Mediti, Mevlyde Saraçi – Syri yt, Alketë Spahiu – Kontuzioni i zemrës, Behare Shabani – Neziri – Pa dashje, Fahri Sejdiu – Nuk e pyetën, Anila Kruti – Të rrisim dashurinë, Ramadan Asllani – Vetëvarja e fjalës, Vita Gashi – Halili – Kotësi.
Ja poezia që fitoi çmimin e parë :
Shkupi dhembja që s’po pran!
Xhevat Latifi
Dridhet një shishe plastike shtrembër nëpër Vardar.
Ora e historisë merr dimensionin e një vrasjeje të pabesë!
Një letër basme e blerë në tregun grek
bëhet kostum për “Shkupin 2014”.
A është viti 518 kur barbarët u sulën mbi të.
a viti 1963 në 5;17 të mëngjesit?
Kasneci del nga ëndrra,
këmbëzbluar ecën, thërret për seks të lirë!
thotë:- Asgjë nuk përfundon këtu në dashuri
Mbamendja Ura e Gurit, krenat e prera rreth gurëve me myshk…
“Vec pak me ua gërrye myshkun,
gurët kanë t’ kuqen e gjakut t’harruar”.
Në verën e fillimshekullit të XX-të*
në një natë të vetme rrokulliset historia!
Shkup, shkup, shkup…
Shkup e Shkodër dhembja që s’po pran’!
Të hyn në mish sirena e ambulancës që vjen
si thirrje e re për luftë!
Nanëlokja harron dhembjet e shpindës
heq shaminë, nem e mallkon me shpirt
çdo politikan shqiptar njëqind vitet e fundit
S’pati një birë nane me m’thanë ku gabova
që dhembja s’mu ndal kurrë….
*Më 19 gusht 1912 “Times “, raporton kryengritësit shqiptarë me 12.000 burra kishin çliruar Shkupin…