DYLON

Kreshnik biri i Kosovës

Kreshnik biri i Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kreshnik biri i Kosovës

Ty që fale lojën fëmijrore
Dhe u nise drejtë yjeve duke hapëruar me buzëqeshje
E gëzimin u fale stinëve që të lulëzojnë
Me valëzimin e qiellit roje iu bëre ditës e natës
E shkëlqim i fale tokës atërore
Me babë e gjysh tre breza gjaku mori
Me fjalën Liri emri yt u skalit
Në çdo gurë e murë mbete rreze dielli
I pa përënduar
Si nurë je sot në përvjetor të ditëlindjes sate
Në madhështin e festës zgjuar të shoh
Si ylber pikturon qiellin e atdheut
Që i fale çdo çast fëmijror
Me dashuri engjëlli
Ti lule shumë ngjyrësh që kurrë nuk vyshkesh
Në lapidarin e kohës mbete i ri
Nuk je vetëm i familjes dhe shoqëris sate
Je i të gjithëve
I atdheut në përjetësi
Kreshniku i kohës kreshnike

/Selvete Abdullahu-Gjilan/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.