DYLON

Gjilani pëson nga Ferizaj

Gjilani pëson nga Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll doli të jetë një javë jo e mirë për skuadrën gjilanase, SC Gjilani, e cila “u befasua” nga skuadra mysafire Ferizaj. Gjilanasit dëshpëruan edhe me lojë dhe natyrisht për rrjedhojë edhe me rezultat, duke lënë skuadrën udhëtuese ti marr pikët e plota dhe të ngelë duarthatë.

Ndeshja Gjilani – Ferizaj, u mbyll me rezultat 1 : 2.

EkoHigjiena

Sadriu (14’),  dhe Andul (44’), shënuan për skuadrën e Ferizajt, derisa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi, Jarovic (72’).

Përndryshe, se Gjilanit nuk i shkoi në këtë takim, flet edhe fakti se kjo skuadër përfundoi lojën me nëntë lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit.

Tani skuadra e Gjilanit ndodhet sërish në zonën e rrezikshme, në pozitën e tetë, me vetëm 9 pikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.