Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion të Liverpoolit për ndeshjen e ardhshme kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Jurgen Klopp, ka konfirmuar që Shaqiri është duke u shëruar nga lëndimi, që ka pësuar javën e kaluar në stërvitje.
Ndaj austriakëve, nuk do të luajë as portieri Alisson Becker, i cili është afër rikthimit, por ende jo gati.
Në ndeshjen e fundit kundër Sheffield Unitedit, u lëndua mbrojtësi Joel Matip dhe paraqitja e tij kundër Salzburgut është vënë në dyshim.