Këshilla si ta kaloni më lehtë gripin

Këshilla si ta kaloni më lehtë gripin

Në sezonin e vjeshtës rritet mundësia e virozave, të cilat në shumë raste vazhdojnë me ditë të tëra.

Merrni preparate antivirale

Nëse filloni të shfaqni simptoma të gripit, mund të pyesni mjekun tuaj se çfarë ilaçesh antivirale janë të rekomanduara.

Bëni shumë gjumë

Hulumtimet kanë treguar se gjumi i mjaftueshëm e mban sistemin imunitar të shëndetshëm dhe është thelbësor për të mirëmbajtur qelizat e bardha të gjakut.

Kontrolloni ushqimet dhe pijet

Pavarësisht nëse është supë e nxehtë, ujë lëng frutash, shumë ekspertë besojnë se është e rëndësishme të pini minimumi tetë gota ujë, lëngje dhe çaj në një ditë, sidomos gjatë periudhës së gripit.

Mbulohuni me batanije dhe qëndroni në shtëpi

Ambienti i ngrohtë ndihmon trupin të ruajë energjinë e tij për betejën imunitare. Ekspertët rekomandojnë të qëndroni në shtëpi dhe të pushoni për të paktën 24 orë.

Merrni shtesa antioksidante

N-acetil L-cisteina (NAC) është një antioksidant i fuqishëm. Hulumtimet kanë treguar se mund të zvogëlojë si kohëzgjatjen ashtu edhe ashpërsinë e gripit duke rritur imunitetin, qetësur mukozën e frymëmarrjes dhe duke penguar aftësinë e virusit për t’u shumuar.

KOMENTE