• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Sport
  3. Klopp flet për tërë javën në Katar, ndeshjen dhe Kupën e Botës
Sport

Klopp flet për tërë javën në Katar, ndeshjen dhe Kupën e Botës

by Elife Sherifi 22 Dhjetor, 2019 2 min read
 Klopp flet për tërë javën në Katar, ndeshjen dhe Kupën e Botës

Trajneri, Jurgen Klopp ka folur pas shpalljes së Liverpoolit kampion bote për klube pas fitores 1-0 në finale ndaj Flamengos. Liverpooli fitoi në vazhdime falë një goli të shënuar nga Roberto Firmino, por kjo i mjaftoi të shpallet Kampion Bote për Klube.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin gjerman, Klopp, i cili tha se skuadra e tij e meritoi fitoren dhe është ndjenjë e shkëlqyeshme.

“Është e shkëlqyeshme, me të vërtetë ndjenjë e shkëlqyeshme të shpallesh kampion bote”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Të gjithë jemi të lodhur nga një lojë me të vërtetë intensive. Kemi pasur disa momente në të kaluarën kur me të vërtetë përpiqem të gjej fjalët e duhura në gjuhën time jo-amtare për të përshkruar respektin tim për djemtë. Është e jashtëzakonshme, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në një ndeshje tepër të vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Por, ne bëmë shumë gjëra të mira. Është e pabesueshme, aq shumë momente të mira futbolli”, deklaroi Klopp.

“Të gjithë ishin për arsye të ndryshme në avantazh, por pashë aq shumë paraqitje të mira sensacionale dhe jam vërtet i lumtur natyrisht për përkrahësit tanë. Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, përkrahësit e Flamengos kishin gjithë këtë javë, një javë feste këtu dhe për fat të keq ndoshta nuk mund të festojnë aq shumë, por ata duhet të jenë krenarë për atë që bënë dhe atë që bënë ekipi i tyre”.

“Mendoj se merituam të fitonim sonte, ne ishim skuadra më e mirë. Në disa momente kemi pasur një portier vërtet të mirë dhe në të gjitha momentet e tjera ishim skuadra mbizotëruese. Jam vërtet i lumtur”, përfundoi gjermani.

Tags: Flamengo Jorgen Klopp Katar Liverpool
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani ka udhëtuar në Katar me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani

25 Mars, 2022

Krerët e FFK-së diskutojnë me përzgjedhësin Nees për grumbullimin e Kombëtares U21 në Katar

1 Mars, 2021

E thonë edhe në Angli: Klopp po përgatit ofertën për Rashicën

20 Shkurt, 2020

Rashica në shënjestër të kampionit Evropian

19 Shkurt, 2020

Klopp i ‘prerë’ për transferimin e Shaqirit, “Nuk largohet”

23 Janar, 2020

Liverpool vazhdon rrugën drejt titullit, mposht Unitedin

19 Janar, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com