Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ua ka dërguar një mesazh fansave të Arsenalit, pasi bëri penallti në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Xhaka faulloi Heungmin Sonin në zonën e 11-metërshit, gjë që i dha mundësi sulmuesit, Harry Kane të shënonte nga penalltia për t’i ndryshuar shifrat në 2-0.
“Topçinjtë”, luajtën mirë dhe arritën ta rikthenin rezultatin në 2-2.
Xhaka ka falënderuar fansat për përkrahjen dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet.
“Faleminderit për përkrahjen e madhe në “Emirates”! Kemi treguar karakter të fortë dhe ju na keni ndihmuar për t’u rikthyer në lojë. Për penalltinë që bëra, jam i mërzitur, por nuk do të dorëzohem”, deklaroi ai.