DYLON

Ballkani ia del falë penalltive

Ballkani ia del falë penalltive
Avatar photo Redaksia

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ia ka arritur të kalojë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi ka mundur në ndeshjen kthyese skuadrën e Klaksvik-ut nga Ishujt Faroe, pas ekzekutimit të penalltive.

Gjatë kohës së rregull, ndeshja u mbyll me fitore të skuadrës vendëse, Klaksvik me rezultat 2-1, duke bërë që rezultati i përgjithshëm i ndeshjes të ishte 4-4, pasi Ballkani ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 3-2. 

EkoHigjiena

As vazhdimet, dy herë nga 15 minuta, nuk sollën fituesin, i cili u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, ku skuadra kosovare ishte më e suksesshme (4-3) dhe pas kësaj fitore vazhdon tutje ku do të ndeshet me Shkupin në fazen e “play off” të Ligës së Konferencës, ndeshje kjo që pritet të zhvillohet më 18 gusht. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.