DYLON

Drita përmes penalltisë siguron një pikë

Drita përmes penalltisë siguron një pikë
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e javës së 20-të e BKT Superligës së Kosovës në futboll në mes të Drita dhe Llapi, ka përfunduar pa fitues.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes 1 – 1, gola këto që u shënuan në pjesëlojën e dytë, ua ka shtuar nga një pikë këtyre dy skuadrave.

EkoHigjiena

Skuadra mysafire ka qenë ajo që ka udhëhequr në këtë takim, përmes golit që ka shënuar, Valmir Veliu në minutën e 51-të, të takimit, derisa shifrat i barazoi Ardian Cuculi me golin e minutës së 77-të, të shënuar nga penalltia. Ky edhe doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Pas këtij barazimi Drita mbetet ende lider me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani e Gjilani, të cilat ndeshjet e kësaj jave i luajnë nesër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.