DYLON

Ofendimet në kor ndaj gjyqtarit Nuza, FFK me inicim disiplinor ndaj Vushtrrisë

Ofendimet në kor ndaj gjyqtarit Nuza, FFK me inicim disiplinor ndaj Vushtrrisë
Avatar photo Elife Sherifi

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë në përbërje me Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 25.02.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për edicionin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka ka marrë disa vendime.

Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova inicime disiplinore.

Inicim disiplinor ka marrë edhe klubi i Vushtrrisë, i cili ishte mjaft i përfolur për ndeshjen ndaj Dritës të premten në ‘Ferki Aliu’.

EkoHigjiena

Duke pretenduar në gabime të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza, tifozët e Vushtrrisë ‘Forca’ e ofenduan herë pas here gjyqtarin më të mirë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Inicim disiplinor ndaj FC Vushtrria, për lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së 19-të, Vushtrria – Drita: në minutat e 39, 41, 42, 45, 46 dhe 47, simpatizuesit e FC Vushtrria, kanë sharë dhe ofenduar në kor FFK-së dhe referin kryesor të ndeshjes. Në minutën 31, hedhin ujë dhe gjësende tjera në drejtim të bankinës së FC Drita, në minutën e 57 hedhje e gjësendeve në fushë nga tribuna lindore”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.