Vonesat për krijimin e institucioneve të reja dëmtojnë agjendën evropiane të Kosovës, kanë paralajmëruar njohësit e integrimeve evropiane.
Avni Mazreku dhe Leonora Kryeziu kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë ndikim negativ në zvarritjen e reformave të kërkuara në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Sipas tyre, konsensusi nacional politik për këtë çështje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen nga institucionet e reja.
BURIMI: Epoka e Re