Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Unviersitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- shtator 2022, janë kryer 183 operacione mastectomi radikale(heqje të gjirit), 4 raste të quadrantectomi (heqjes së pjesërishme të gjirit), ndërsa në sallën e vogël me anestezion lokal, 132 raste, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Për 9 muaj, në këtë klinikë janë kryer, po ashtu, 220 ndërhyrje të vogla kirurgjike- incizione.
Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 94 biopsi, 196 eho dhe 1 mijë e 190 punksione.
Janë kryer edhe 1190 punksione të gjirit në ambulancë specialistike dhe shumë shërbime të tjera shëndetesëore. /2LONLINE/