Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Kamenicës, Naim Arifi, së bashku me zyrtarë nga kjo drejtori sot gjatë ditës kanë dal në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në fermën e shpezëve tek fermeri, Granit Berisha.
Kjo fermë u dëmtua nga zjarri që u shkaktua ditë më parë nga goditja e rrufesë.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, tha se shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar te ferma e fermerit, Granit Berisha.
“Sot, bashkë me stafin e drejtorisë së Bujqësisë ishim tek fermeri Granit R Berisha, për të parë dhe vlerësuar dëmin që ju është bërë në fermën e shpez[tarisë, shkaktuar nga zjarri prej fatkeqësisë natyrore nga goditja e rrufesë. Ne, Drejtoria e Bujqësisë shprehim keqardhje për dëmin e shkaktuar në fermën e fermerit tonë”, shtoi Arifi. /2LONLINE.com/