Nderohen me mirënjohje të veçanta, Ilmi Musliu, Ymer Demolli, Mahmut Bajrami, Shaqir Zymberi, Halit Rexhepi, Altin Syla, Bekim Latifi, Ramadan Fetahu e Rushit Avdiu

Nderohen me mirënjohje të veçanta, Ilmi Musliu, Ymer Demolli, Mahmut Bajrami, Shaqir Zymberi, Halit Rexhepi, Altin Syla, Bekim Latifi, Ramadan Fetahu e Rushit Avdiu

Haziri nderon me mirënjohje të veçanta, Ilmi Musliun, Ymer Demollin, Mahmut Bajramin, Shaqir Zymberin, Halit Rexhepin, Altin Sylën, Bekim Latifin, Ramadan Fetahun e Rushit Avdiun.

Në ceremoninë e veçantë që ka organizuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit, ka nderuar me mirënjohje të veçanta personalitete e kompani në shenjë falënderimi për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë dhënë me dekada të tëra, përfshirë gazetarinë, publicistikën, shëbimin civil, sektorin e biznesit,  ndërmarrësisë e bujqësisë. 

Haziri tha se shënimi i ditëve të lirisë është në të njëjtën kohë për ne që jemi në detyrë dhe të gjithë ata që janë pasues të këtyre ditëve të lirisë në Gjilan, nuk kishte me qenë e mundur pa të gjithë ata njerëz të shumtë që me dekata të tëra i kanë dhënë shpresë e jetë kauzës, angazhimit politik dhe masandej edhe rezistencës dhe në fund kryengritjes.

“Mendimtarët e shumtë kanë thënë se më e vështirë se lufta është ndërtimi i paqes, sepse njerëzit e bëjnë veprën dhe njerëzit e bëjnë jetën”, ka thënë ai.

Haziri tha se është falënderues ndaj ndërmarrësve, pundhënësve të shumtë, zyrtarëve dhe të gjithë njerëzve që çdo ditë me angazhimin e tyre e bëjnë të gjallë këtë vend.

Kreu i Gjilanit e ka nderuar me mirënjohje doajenin e gazetarisë së Anamoravës, Ilmi Musliu.

“Ilmiu vazhdon edhe sot të jap kontributin e madh në administratën komunale. Mirënjohja e karrierës i jepet për kontribut të jashtëzakonshëm dhe të çmueshëm në shërbimin civil dhe në fushën e gazetarisë për më shumë se 3 dekada”, ka thënë Haziri,

Të përzgjedhur me mirënjohje në këtë ceremoni ishte edhe zyrtari i pensionuar Mahmut Bajrami, që nderohet pas vdekjes për kontributin e dhënë në sektorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Si pasojë e pandemisë Komuna e Gjilanit ka humbur zyrtarin Ymer Demoli i cili është në mesin e 146 qytetarëve që nuk e kanë kaluar betejën me Covid-in.

“Ymerin e kam nderuar me mirënjohje pas vdekjes. Ai si gjithmonë ishte punëtor, i drejtë, i pakompromis dhe vazhdimisht kërkues i më të mirës drejtë të përsosur”, tha Haziri.

Mirënjohje për kontributin e dhënë në institucione i jepet edhe punëtorit që ishte i qetë dhe i përkushtuar, Shaqir Zymberit (post mortum).

Me mirënjohje të karrierës për këtë vit nderohet edhe Halit Rexhepi, për të cilin kryetari Haziri tha se ka dhënë kontributin e tij prej profesionisti, prej qytetari të ndershëm dhe prej njeriut që ka ditur të ballafaqohet me problemet.

Në sektorin e blegtorisë me mirënjohje u nderuar Altin Syla, për sukseset në sektorin e perimtarisë është nderuar Bekim Latifi, ndërsa Ramadan Fetahut i është ndarë mirënjohje për sukseset në pemtari.

Çmimi për shërbyesin më të dalluar komunal për vitin 2020/2021 i jepet veprimtarit dhe punëtorit të shtetit në administratën komunale të arsimit, Rushit Avdiut.

Haziri u ka ndarë mirënjohje edhe “Kabi”, Kimi” e “Astoria”, në nderim të sukseseve të arritura në zhvillim ekonomik, e në veçanti për punësimin e të rinjve. /2LONLINE.com/

FOTO NGA KJO NGJARJE

KOMENTE