Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Projekti “Aftësitë për Punësim Rural” të financuar nga Helvetas, ku është diskutuar për planifikimin për Vitin 2018 në tre rezultate te projektit, te rinjtë, fermerët dhe bizneset.
Në këto veprimtari, nga ana e udhëheqësve te Helvetasit, Komuna e Vitisë u cilësua si komuna shembull e bashkëpunimit me këtë organizatë dhe realizimin e shumë projekteve.