DYLON

Rashiti: Buxheti i Gjilanit sikur në gjendje lufte, 88 milion euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet fare

Rashiti: Buxheti i Gjilanit sikur në gjendje lufte, 88 milion euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet fare
Avatar photo Redaksia

“Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tonë. Duken të pabesueshme, por fatkeqësisht faktet janë të vërteta”, thotë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.

“Vetëm për katër projekte kapitale, komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 88 milion euro me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me BERZH-in.  E këto projekte janë: 20 milion, Projekti i bulevardit të qytetit, 15 milion, Projekti i stadiumit të qytetit, 27 milion, Projekti i qarkores së re të qytetit, 26 milion, Projekti i impiantit të ujërave të zeza”, thotë Rashiti.

EkoHigjiena

Suipas tij, janë 21 milion buxhet që po shkon suficit vetëm për këto katër projekte. 7 milion suficit në vitin 2023 dhe 14 milion në vitin 2024.

“Nëse i përfshijmë edhe buxhetin e projekteve tjera që kanë shkuar suficit vitin e kaluar dhe këtë vit, janë 58 milion euro suficit që Komuna e Gjilanit po ia kthen këtë buxhet në thesarin e Kosovës. Marre çka jeni tu bo. Jepni të gjithë sot dorëheqje, nesër është vonë”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.