DYLON

Debatohet për të drejtat pronësore të grave

Debatohet për të drejtat pronësore të grave
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga organizata Kosova-Women 4 women, në bashkëpunim me komunën e Vitisë, është mbajtur sot një debat për të drejtat pronësore të grave, ku merrnin pjesë grupe të grave të kësaj komune, përfaqësues të shkollave dhe qytetar të tjerë.

Vesa Rezniqi-Pallaska koordinatore e projektit për të drejtat pronësore të grave, ka thënë se organizata Women 4 women, është marrë me projekte që kanë të bëjnë me edukimin e shoqërisë e me trajnimin e grave, por tani është duke u marrë edhe me trajnime të burrave, me që rast po diskutohet për hapat që duhet ndërmarrë në qasjen e grave në të drejtat pronësore të tyre.

Ndërkaq Hasan Aliu zv.kryetar i komunës së Vitisë, ka theksuar se Institucionet komunale janë angazhuar gjithnjë për të mbështetur projektet e kësaj natyre, që kanë për qëllim vetëdijesimin për drejtat pronësore të grave.

EkoHigjiena

“I kemi dhënë përparësi kësaj lëmie dhe kështu jemi bërë komuna e parë në Kosovë që kemi marr hapa konkret. Andaj edhe ky debat i sotëm, besoj shumë se do ti kontribuoj pozitivisht realizimit të këtij projekti”, ka thënë Aliu.

Edhe Naim Pira, kryetar në detyrë i Kuvendit Komunal, ka uruar që ky debat të jetë në shërbim të funksionalizimit të qasjes sa më të lehtë të grave në të drejtat pronësore.

Kurse Fatbardha Emini drejtoresh e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronësisë, ka thënë se e drejta pronësore është e drejtë fondamentale që garantohet me Kushtetutën e republikës së Kosovës.

Ajo madje edhe ka bërë të ditur se në bazë të statistikave të deritanishme , ende nuk ka kaluar 15 % e atyre grave që kanë fituar të drejtën pronësore.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se deri në fund të marsit është afati i regjistrimit falas të pronës së dy bashkëshortëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.