DYLON

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal
Avatar photo Redaksia

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull në këtë fushë nga OSBE.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),  ka nisur sot punimet e një punëtori me temën “Qeverisja e Përgjegjshme Gjinore në Nivel Lokal – Praktikat e Mira dhe Sfidat”, e cila ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e qeverisjes në nivelin lokal. Gjatë  kësaj ngjarje pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me praktikat e mira të zbatuara nga komuna e Vitisë, të cilat  u prezantuan nga zv.kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Ai tha se për këtë komunë qeverisja e përgjegjshme gjinore është një temë shumë e rëndësishme. “Sot po diskutojmë për një temë mjaft të rëndësishme, qeverisjen e përgjegjshme gjinore, e cila përbën një qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme në mënyrë që të gjithë qytetarët e komunës ta ndjejnë veten të barabartë dhe të ofrohen shërbime të barabarta komunale për të gjithë qytetarët. Sa i përket progresit të arritur në avancimin e barazisë gjinore në Komunën e Vitisë, është shënuar përmirësim i dukshëm i pozitës së grave, duke filluar nga pozitat vendimmarrës, si në organet përfaqësuese ashtu edhe në ato ekzekutive”, u  shpreh zv. kryetari Aliu . 

Ai tha se kjo komunë gjithnjë ka qenë e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore, dhe për këtë hartojmë rregullisht politika të reja komunale.  Përndryshe në këtë punëtori dy ditore po merre pjesë zyrtarja për barazi gjinore në Viti, Ibadete Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.