DYLON

USAID dhe komuna e Vitisë me projekt të përbashkët për funksionalizimin e kabineteve në SHMLM “Kongresi i Manastirit”…

USAID dhe komuna e Vitisë me projekt të përbashkët për funksionalizimin e kabineteve në SHMLM “Kongresi i Manastirit”…
Avatar photo Redaksia

USAID dhe komuna e Vitisë me projekt të përbashkët për funksionalizimin e kabineteve në SHMLM “Kongresi i Manastirit”në Pozheran dhe krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara

Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, janë mbajtur sot dy konsultime publike lidhur me Agjendën e Kontratës Sociale, të organizuara nga USAID dhe Komuna e Vitisë. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Institucioneve komunale, drejtoritë, stafin profesional dhe qytetarët, që me fokus kishte zhvillimin e arsimit dhe mundësitë për vetëpunësim.

EkoHigjiena

Diskutimi i parë me qytetar, përfshinte funksionalizimin e kabineteve për mësim dual në SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Drejtoresha për Arsim në Viti, Arta Ajeti, në pika të shkurtra njoftoi për takimet e mbajtura paraprakisht me grupet e përfshira si nxënësit, këshillin e shkollës, kryetarin e këshillit të prindërve etj, ku janë identifikuar nevojat që ka SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Mufail Halabaku, prezantoi projektin dhe pajisjet e nevojshme për këtë iniciativë, duke shtuar më tej për rëndësinë e avancimit të infrastrukturës shkollore për të përmirësuar mësimin praktik. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës për këtë projekt dhe falënderoi përfaqësuesit e USAIDI-it për përzgjedhjen e Vitisë që të jetë pjesë e këtij projekti. Kurse përfaqësuesja e USAID-it Vjendita Avdiu Musliu, bëri të ditur se është kaluar nëpër disa punëtori të organizuara dhe një mori takimesh të tjera deri në identifikimin e nevojave me prioritare të projektit siç është edhe funksionalizimi i kabineteve të shkollës së mesme në Pozheran. Asamblisti i Kuvendit Komunal, Jakup Demiri, përgëzoi nxënësit dhe stafin arsimor të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit”për këtë projekt duke e cilësuar si shumë të domosdoshëm, ndërkohë kërkoi që në të ardhmen të i jepet prioritet projekteve që vërtet janë domosdoshmëri dhe prekin mirëqenien qytetare të çfarëdo kategorie qofshin ato.

Ndërsa në diskutimin e dytë u fol mbi aftësimin profesional dhe krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkë me Drejtorinë e Arsimit dhe zyrtaren për barazi gjinore, Ibadete Hyseni, udhëhoqën këtë konsultim. Në këtë takim u fol edhe për krijimin e një databaze me të dhënat e personave me aftësi të kufizuara dhe digjitalizimin e tyre në Handikos. Lidhur me këtë temë, Fitim Sadiku prezantoi një bazë të dhënash në Google Form se si mund të bëhet regjistrimi i tyre me të dhënat tjera, duke përfshirë kategorizimin e aftësive të personit që merret për bazë diagnoza mjekësore, shkollimi, aftësia për punë etj. Synim i këtij projekti është trajnimi apo organizimi i një kursi për aftësim në rrobaqepësi, që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave me aftësi të kufizuara.

Këto konsultime janë pjesë e përpjekjeve të Komunës së Vitisë dhe USAID për të përfshirë qytetarët në vendimmarrje dhe për të avancuar projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës në komunitet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.