Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB), në bashkëpunim me projektin zvicerran Aftësitë për Punësim Rural (APR), organizon angazhimin e nxënësve nga shkollat teknike profesionale në Viti dhe Pozheran në punë praktike tek bizneset.
Andaj, ftojmë bizneset e interesuara për angazhimin e nxënësve në punë praktike në biznese që të vizitojnë zyrën tonë dhe të plotësojnë formën e kërkesës. Drejtimet/profilet për punë praktike janë:
1. Teknologji ushqimore
2. Pemtari
3. Informatikë
4. Telekomunikacion
5. Instalime elektrike
6. Energjetikë
7. Operator prodhimi
8. Instalim i ngrohjes qëndrore dhe klimatizim
9. Instalim i ujësjellësit dhe kanalizimit
10. Automekanikë
11. Saldatorë
12. Konfeksion
13. Teknik Informatike
14. Tregti me shumicë dhe pakicë
Mvarësisht nga numri i nxënësve të angazhuar në punë praktike do të diskutohet edhe mundësia e stimulimit të bizneseve dhe nxënësve.