DYLON

Shkolla “Kongresi i Manastirit” pritet t’i bëjë funksionale kabinetet e lëndëve shkencore

Shkolla “Kongresi i Manastirit” pritet t’i bëjë funksionale kabinetet e lëndëve shkencore
Avatar photo Redaksia

Më 11 Janar 2025, në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale, u mbajt një takim i radhës mes Komunës së Vitisë, stafit të shkollës si përfituese dhe përfaqësuesve të USAID-it për funksionalizimin e kabineteve në shkollën “Kongresi i Manastirit”.

Gjatë këtij takimi u prezantua lista finale e pajisjeve për kabinete të kimisë, biologjisë dhe elektros/makinerisë, duke adresuar edhe komentet e fundit nga ish drejtori dhe qytetarët e Pozharanit, këshilli drejtues i shkollës dhe arsimtarët e lëndëve.

EkoHigjiena

Pas këtij procesi, pritet që procedurat e prokurimit të publikohen nga Komuna dhe USAID, me qëllim që kabinetet e shkollës të bëhen funksionale dhe t’u mundësohet nxënësve të zhvillojnë aftësi praktike.

Ky angazhim i përbashkët përmes Agjendës së Kontratës Sociale përfaqëson një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.