DYLON

Ja aktivitetet që pritet të zhvillohen në manifestimin “Flakadani i Karadakut 2017”.

Flakadani i Karadakut
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, përmes një konference për shtyp ka prezantuar sot aktivitetet kulturore e sportive që pritet të zhvillohen në Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2017”.

Drejtoresha Sylejmani ka theksuar se agjenda e aktiviteteve të Flakadanit është tradicionale, por se për çdo vit është pasuruar me risi, që e kanë begatuar këtë manifestim.

“Sivjet si risi e kemi trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës , ekspozitën mbarëkombëtare të Festivalit, si dhe pjesëmarrjen e Ansamblit të këngëve dhe valleve të diasporës shqiptare që jeton në Suedi.

EkoHigjiena

Gjithashtu na nderon edhe këtë vit me pjesëmarrja Ansambli “Shota”, kurse sa i përket aktiviteteve sportive , do të kemi gara në futboll të vogël të cilat fillojnë sonte prej orës 17;00, mandej gara në ping pong dhe në shah”, ka thënë ajo, duke falënderuar edhe anëtarët e trupës koordinuese, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për të ndihmuar organizimin sa më të mirë të gjithë Manifestimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.