DYLON

Ministri Lutfi Zharku, takon ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

ambasadoren e Turqisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Në këtë takim u diskutua për projektet e shumta infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti dhe viteve në vijim, si dhe për mundësinë e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në sferën ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren turke Kiliç më hollësisht për projektet infrastrukturore, ato të realizuara, në realizim si dhe për planet e MI-së në të ardhmen deri në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në përgjithësi në vend.

Ambasadorja Kiliç shprehu interesimin e saj për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike në mes dy vendeve, për një zhvillimim të hovshëm ekonomik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.