Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim në Viti, në takimin e sotëm ka shqyrtuar situatën aktuale në këtë komunë, pas paraqitjes së rasteve të reja më Covid 19, ku u diskutuan edhe mundësit për marrjen e masave të reja në lokalitetet e prekura.
Ky komitet, në koordinim me komponenten shëndetsore dhe atë të sigurisë, kanë intensifikuar punën në identifikimin e kontakteteve të personave që janë diagnostifikuar më virusin corona në fshatrat e prekura të kësaj komune.
Dje janë bërë testet e familjarëve dhe të afërmëve në Ramjan e Pozheran, ndërkaq sot do ti bëhen testet e familjarëve të rastit në Skifteraj.
Momentalisht, numri i tërësishëm i të infektuarëve në komunën e Vitisë ka arritur në 18, ndërkohë që 3 nga këto raste janë shëruar.
Po ashtu u tha se do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve publike dhe klorifikimin e rrugëve dhe trotuarëve në territorin e komunës së Vitisë.