Ta mbrojmë nga devijimi vullnetin e shumicës se votuesve!

Ta mbrojmë nga devijimi vullnetin e shumicës se votuesve!

Po vazhdojnë në mënyrë tinëzare veprimet politike, në kohën kur njerëzit po luftojnë me vdekjen, për të ndryshuar vullnetin e shumicës se votuesve të 06-tetorit.

Shkruan: Naser Arifi

Votimi me maska me doreza i rrencave tonë dhe bashkimi i maskave e dorëzave me rrencat e zhvatësit e të gjitha partive qe e vodhën kuletën e popullit për 20-vjet, është turpi politik ma i madh në historinë e Kosovës.

Se paku unë si delegat i kuvendit te LDK dhe si kryetar nëndege nuk dua ta përpijë këtë turp me heshtje.

Do te flas hapur, në mënyrë që të jap një shkëndijë për të gjithë kryetarët e nëndegëve të LDK, aktivistë vullnetarë të shumë viteve, ta ngritin zërin dhe reagojnë ndaj turpit të radhës i cili po përgatitet ne fshehtësi e në pazare nate.

LDK është e jona, në radhë të parë e vullnetarëve e aktivistëve të cilët pa pagesë vazhdojnë të japin kontributin në parti.

LDK, më së paku është e atyre të cilët përfituan pozita, paga e benificione të tjera, më së paku është edhe atyre që përmes LDK-së synim jetësor e kanë përfitimin personal e familjarë.

LDK nuk është e profiterëve, e fondagjinjëve, hektaragjinjëve, banesagjinjëve, tenderagjinjëve e paregjinjëve.

Pra, LDK është e jona, prandaj edhe njëherë ju bëjë ftesë publike të ngrisni zërin publikisht, sepse e di qe privatisht i keni informuar se si është disponimi te votuesit.

Besoni, nuk bënë pune informimi privatisht i një pjese të lidershipit të kapur, deputetëve të kapur, anëtarëve të kryesisë të kapur, anëtarëve te KP të kapur, vetëm demaskimi publik do ta ndalonte këtë turp të radhës dhe goditjen përfundimtare ndaj LDK-së.

Nëse në kuvend, në salle të mbyllur në kohë sëmundjeje mund të qëndrojnë 150 njerëz, në kohë të pandemisë edhe në shesh mund të qendrojne 50.000 njerëz të cilët do ta mbrojnë nga devijimi vullnetin e shumicës së votuesve.

Pra, imagjinoni një situatë ku lidershipi i kapur arrin marrëveshje me hajnat e kuletës se shtetit, me listën serbe për qeverinë e marres, dhe në këtë kohë të sëmundjes njerëzit reagojnë, duke rrezikuar jetën e tyre, të familjeve të tyre dhe e pamundësojnë mbledhjen e Kuvendit…

Ku po mbetët LDK-ja?!

A do te ndihemi ne përgjegjës për mos-veprimin tonë?!

Unë po flas e po luftoj, që nesër të jem së paku moralisht fitues.

/Naser Arifi – Delegat i Kuvendit te LDK – Kryetar i nëndegës së LDK-së në Dobërçan (Gjilan)/

KOMENTE