Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur se koronavirusi i përhapur në Kinë dhe disa vende të tjera, për momentin nuk përbën emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Një komitet ekspertësh të OBSH-së nuk panë arsye për një deklaratë të tillë, megjithatë nesër do të zhvillojnë një takim.
Virusi që shkakton simptoma të ngjashme me pneumoninë është përhapur, gjithashtu, në Japoni, Filipine, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë dhe SHBA.
Ky virus i shfaqur në Kinë dhe që ka prekur mbi 1700 persona.