DYLON

Skuadra kosovare transferon ish-mesfushorin e West Ham United

Avatar photo Elife Sherifi

Skuadra e Istogut ka zyrtarizuar transferimin e super mesfushorit, Mërgim Qarri. Mërgimi ka luajtur për skuadrat evropiane si: West Ham United (U-23), Morecambe FC, Aldershot (U-19), Ytterhogdals IK.

Së fundmi Qarri ishte pjesë e ekipit suedez Ytterhogdals IK në Divizionin e Dytë të Suedisë.

23 vjeçari është mesfushor ofensivë, luan me këmbën e djathtë, shquhet për pasime tepër të sakta, gjithashtu ka goditje të forta dhe të sakta.

EkoHigjiena

Mërgimi në ndeshjen miqësore përballë Dardanisë shkëlqeu në fushë, duke shënuar një eurogol nga largësia dhe duke e fituar një penallti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.