DYLON

Komandanti i FSK-së takohet me Rreshter Majorin Komandues të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së takohet me Rreshter Majorin Komandues të Gardës Kombëtare të Ajovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Rreshter Majorin e Komandës së Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), RRM Matthew Strasser dhe delegacionin e tij.

Në takim u fol për mbështetjen e vazhdueshme të GKA-së lidhur me zhvillimin e trupës së nënoficerëve që mbetet një nga synimet kryesore të KOMFSK-së. Gjeneral Jashari falënderoi RRM Strasser për rolin kyç të nënoficerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës që kanë dhënë në arsimimin, trajnimin dhe zhvillimin trupës së nënoficerëve të FSK-së.

EkoHigjiena

RRM Strasser falënderoi GLT Jasharin për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe për vizionin e tij në zhvillimin e kanalit mbështetës të nënoficerëve të FSK-së. Takimi me delegacionin e nënoficerëve nga GKA është dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që FSK e ka me GKA në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror me Ajovën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.